Bangladeshi merr vendimin, dënim me vdekje për përdhunuesit

Azia

Bangladeshi merr vendimin, dënim me vdekje për përdhunuesit

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Qeveria e Bangladeshit ka miratuar ligjin e kthimit të dënimit me vdekje për përdhunuesit.

Vendimi u mor pas protestave të shumta për shkak të rritjes së rasteve të dhunimit të grave.

Ligji është miratuar gjatë javës, teksa në një konferencë për mediat të hënën, kryeministri Sheikh Hasina së bashku me sekretarin e kabinetit Khandker Anëarul Islam e bënë të ditur për popullin.

Protesta masive janë mbajtur për disa javë në disa qytete të Bangladeshit për shkak të rasteve të shpeshta të dhunës seksuale.

Sakaq  Ain-o-Salish Kendra, një oranizatë joqeveritare ka bërë publik një raport duke thënë se 889 raste të përdhunimit u raportuan në Bangladesh në 8 muajt e parë të këtij viti dhe se kanë humbur jetën të paktën 41 persona.

Organizata thotë se frika nga hakmarrja dhe procedurat e gjata gjyqësore vijnë si rezultat i faktit se shumica e rasteve të dhunës dhe përdhunimit të grave nuk raportohen në policinë e Bangladeshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat