“Shëruesi” përdhunon vajzën që do të kuronte, familjarët e aktivistët e linçojnë në zyrë

Azia

“Shëruesi” përdhunon vajzën që do të kuronte, familjarët e aktivistët e linçojnë në zyrë

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 20:05
Foto

Një i njohur si ‘largues djajsh’ ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare pasi u thoshte prindërve të saj se do të “kuronte” kuronte problemet shëndetësore me metoda shpirtërore budiste, ne Nizamabad të Indisë.

Por vajza raportoi më pas se çfarë metodash kishte përdorur “shëruesi” dhe familjarët e saj dhe aktivistë të tjerë bastisën zyrën e të akuzuarit duke rrahur me këpucë, grushte e shkelma.

Turma e zemëruar më pas e nxorri shëruesin e rremë në rrugë duke vazhduar ndëshkimin fizik. Mes njerezve kishte gjithashtu edhe burra dhe pamjet u regjistruan nga televizionet lokale që erdhën në skenë.

Prindërit e viktimës thonin se e kishin çuar vajzën e tyre te 45-vjeçari në korrik, për të trajtuar problemet e saj të shëndetit fizik dhe mendor.

Shëruesi kishte kërkuar që vajza të vinte në zyrën e tij çdo javë, si pas raportimeve e përdhunote atë në çdo takim.

Madje ai e kishte kërcënuar se do të vriste prindërit e saj nëse tregonte për krimet, thuhet nga mediat.

Por gjithçka doli në dritë kur vajza u vizitua te një doktor për dhimbje të stomakut dhe infeksion të organeve gjenitale.

Njerëzit e tërbuar shaktërruan zyrën e mështruesit dhe e keqtrajtuan derisa më pas e dorëzuan në polici, ku ai pret dale ne gjyq e te denohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat