Pamje të rënda/ Turistët panë të gjithë skenën tragjike kur arinjtë po vrisnin punëtorin

Azia

Pamje të rënda/ Turistët panë të gjithë skenën tragjike kur arinjtë po vrisnin punëtorin

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:14
Foto

Një park kafshësh kineze ka premtuar të përmirësojë sigurinë pasi një nga punëtorët e tij u sulmua fatalisht nga arinjtë përpara një autobusi turistik.

Aksidenti në Parkun e Kafshëve të Shangait ndodhi ditën e shtunë në “zonën e kafshëve të egra” të kopshtit zoologjik.

Në videon e shpërndarë në momentin e incidentit shihen një grup turistësh që bërtasin  teksa shikojnë arinjtë nga brenda autobusit.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Parku i Kafshëve të Egra të Shangait  i ka shprehur ngushëllimet familjes së punëtorit dhe se janë jashtëzakonisht shumë të dëshpëruar për këtë tragjedi.

Gjithashtu ata bënë të ditur se janë duke u marrë me incidentin dhe do të përmirësojnë menaxhimin e sigursë.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat