Korea e Veriut përforcon ushtrinë në kufijtë/ Urdhëron zjarr ndaj çdo njeriu apo kafshe

Azia

Korea e Veriut përforcon ushtrinë në kufijtë/ Urdhëron zjarr ndaj çdo njeriu apo kafshe

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Korea Veriut raportohet së fundmi se ka shtuar trupat ushtarake në veri në kufi me Kinën, dhe në kufirin jugor me Korenë e Jugut, duke urdhëruar të hapet zjarr ndaj çdo njeriu apo kafshe, me justifikimin e ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Zhvillimi raportohet se ka skandalizuar kumunitetet e zonve kufitare që denoncojnë për kufoma të shumta “kafshësh apo edhe njerëzish” në lumenjtë ndarës, shkruan Express.

Regjimi i izoluar ka dislokuar forcat speciale të ushtrisë për mbrojtjen e kufijve nga koronavirusi, teksa të paktën 100 anëtarë të brigadës “Bërthama e Stuhisë” janë dërguar në provincën veriore të Hamgyong ku operacionet e tyre kanë shkaktuar skena kasaphane.

Ushtarët kanë gërrmuar brigjet e lumit Tumen dhe po zhdukin me zjarr çdo formë jete që pikasin, qofshin njerëz, kafshë të egra apo zogj, shkruan tabloidi britanik.

Komanda e zjarrit ka krijuar një tufë kufomash në lumë.

Një burim nga Korea e Veriut tha për agjencinë koreano-jugore ‘Daily North Korea’: “Personeli i ‘Trupave të Stuhisë’ është dërguar në fshatrat kufitare të Hoeryong, të specializuar në gjuetinë e kafshëve të egra dhe zogjve që i afrohen kufirit. Ata i qëllojnë kafshët e egra në lumin Tumen, sapo i pikasin.”

Burimi shtonte se ushtarët po përdorin “rrjeta-lëshuese dhe eksplozivë” për të mbrojtur kufirin.

Burimi shtoi: “Kohët e fundit ata kanë vrarë korbë të zinj që po fluturonin mbi lumin Tumen që vinin në drejtim të vendit tonë nga Kina.”

“Kufomat bien në lumë dhe i merr rrjedha. Të gjitha kufomat që bien në tokën tonë digjen për të ndaluar koronavirusin. Ushtarët besojnë se kjo fushatë e pamëshirshme ndihmon në luftën kundër futjes së sëmundjes infektive”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat