Një sulm vetëvrasës në Kabul vret 24 persona

Azia

Një sulm vetëvrasës në Kabul vret 24 persona

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:55
Kabul

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një qendër arsimore në Kabul të Afganistanit, 24 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, ka bërë të ditur se rojet e sigurisë e kanë identifikuar sulmuesin që e ka shpërthyer eksplozivin jashtë qendrës, shkruan Reuters.

“Shumica e viktimave ishin studentë të moshës 15 deri në 26 vjeçare.

Sipas ministrisë, 56 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer, pa dhënë shpjegime dhe prova rreth sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat