​Izraeli nis testimet me vaksinën antiCOVID-19 më 1 nëntor

Azia

​Izraeli nis testimet me vaksinën antiCOVID-19 më 1 nëntor

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Izraeli do të fillojë provat njerëzore për një vaksinë potenciale COVID-19 të zhvilluar nga një institut kërkimor i mbikëqyrur nga Ministria e Mbrojtjes më 1 nëntor pasi mori miratimin rregullator, njoftoi sot kjo ministri.

Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR) filloi provat mbi kafshët për vaksinën e saj "BriLife" në mars.

Ministria e Shëndetësisë dhe një komision mbikëqyrës tani kanë dhënë dritën jeshile për ta çuar në fazën tjetër.

Tetëdhjetë vullnetarë të moshës midis 18 dhe 55-vjeç do të monitorohen për tri javë për të parë nëse zhvillohen antitrupat e virusit, tha ministria në një deklaratë.

Një fazë e dytë, që pritet të fillojë në dhjetor, do të përfshijë 960 njerëz mbi moshën 18 vjeç.

Nëse do të kenë sukses, një fazë e tretë në shkallë të gjerë me 30,000 vullnetarë është planifikuar për në prill/maj 2021. Nëse është e suksesshme, vaksina mund të aprovohet për përdorim masiv.

Izraeli, me një popullsi prej 9 milion banorësh, ka filluar lehtësimin e një bllokimi të dytë në mbarë vendin të koronavirusit pas një rënie të qëndrueshme të shkallës së infeksioneve ditore. Vendi kishte 692 raste të reja të shtunën - nga një kulm prej më shumë se 9.000 disa javë më parë.

Deri më tash në Izrael nga pandemia me koronavirus kanë humbur jetën 2.372 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat