Festivali i çuditshëm! Lidhin 2-vjeçaren në shtyllën 30 metra të lartë dhe e lenë të “tmerrohet”

Azia

Festivali i çuditshëm! Lidhin 2-vjeçaren në shtyllën 30 metra të lartë dhe e lenë të “tmerrohet”

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:02
Foto

E lidhur në një shtyllë 30 metra të gjatë, që lëkundet fuqishëm gjatë gjithë kohës! Në këto kushte ka qëndruar për një kohë të gjatë një 2-vjeçare në Tajlandë.

Fëmija ishte vendosur në atë lartësi, si pjesë e një festivali të njohur si “Phuket”. Pak pasi ishte vendosur në shtyllë, vogëlushja kishte nisur të qante, e frikësuar për fatin e saj.

Një burrë shihet teksa ngjitet në shtyllë, e të gjithë menduan se do të shpëtonte vajzën.

Por ai në fakt e lidhi këmbën e saj shumë fort dhe e la të lirë vogëlushen, e cila nisi të përshkojë një trajektore sa lart-poshtë. Pas disa lëkundjeve, burri zbret nga lartësia së bashku me vogëlushen. Sakaq, një turist i cili regjistroi të gjithë momentin e frikshëm, tha se ajo që kishte parë ishte thjesht e pabesueshme.

“Nuk mund të besoja se çfarë po ndodhte derisa pashë atë të lidhur në traun prej druri. Ishte vetëm 2-vjeçe. Nuk jam i sigurt nëse kjo ishte pjesë e një riti fetar, apo pjesë e shfaqjes. Por vajza padyshim dukej e frikësuar dhe nuk e di ishte e sigurt në ato momente”, tha turisti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat