16 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Azia

16 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 08:55
Ilustrim

Kina ka publikuar numrin e rasteve të reja me koronavirus.

Kina raportoi 16 raste të reja me COVID-19 më 26 Tetor, më pak se 20 nga një ditë më parë, thanë të martën autoritetet shëndetësore të vendit, raporton Reuters.

Numri i rasteve të reja asimptomatike gjithashtu ra në 50, nga 161 të raportuara një ditë më parë mes një vale të re infeksionesh pa simptoma që u raportuan në rajonin veriperëndimor të Xinjiang.

Autoritetet e Xinjiang thanë veçmas se 26 raste të reja asimptomatike u raportuan më 26 Tetor, nga 137 një ditë më parë.

Kina nuk i klasifikon infeksionet asimptomatike si raste të konfirmuara COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,826, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat