Shkolla “ecën” 200 metra

Azia

Shkolla “ecën” 200 metra

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:58
Zhvendoset godina 5 katëshe, që të mos prishej

Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke shënuar rekorde të reja. Zhvendosja e objekteve nga vendi ku janë ndërtuar është një proces që e ka zhvilluar premierën.

Por në Kinë shfaqja ka qenë vërtetë mbresëlënëse. Në Shangai shumë njerëz kanë ndjekur një operacion që ka zhvendosur një shkollë pesëkatëshe nga vendi i saj ku ishte ngritur 85 vjet më parë dhe që konsiderohej si pjesë e historisë për zonën.

Për t’i hapur rrugë një projekti dhe për ta ruajtur objektin historik, inxhinierët u angazhuan në një operacion të pazakontë, duke e zhvendosur godinën mbi 200 metra.

Shkolla fillore 85-vjeçare është ngritur nga toka në tërësinë e saj dhe është zhvendosur duke përdorur teknologjinë e re të quajtur “makina e ecjes”.

Në përpjekjen e fundit të qytetit për të ruajtur strukturat historike, inxhinierët bashkuan gati 200 mbështetëse të lëvizshëm nën ndërtesën pesëkatëshe, sipas Lan Wuji, mbikëqyrësi teknik i projektit.

Mbështetëset veprojnë si këmbë robotike. Ata janë të ndarë në dy grupe të cilat alternuan ngritjen lart e poshtë, duke imituar hapin njerëzor. Sensorët e bashkangjitur ndihmojnë në kontrollin e baraspeshimit, me ndërtesën që lëviz përpara. Zhvendosja e plotë mori 18 ditë kohë, ndërtesa u rrotullua 21 gradë dhe u zhvendos 203 metra larg në vendin e saj të ri.

Projekti shënon herën e parë që kjo metodë e “makina e ecjes” është përdorur në Shangai për të zhvendosur një ndërtesë historike, me ndërtesën e shkollës së vjetër që u bë një qendër për mbrojtjen e trashëgimisë dhe edukimin kulturor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat