Kina regjistron 24 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 24 raste të reja me COVID-19

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 24 raste të reja me COVID-19 më 1 nëntor, njësoj si një ditë më parë, njoftoi të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 21 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë dhe tre ishin infeksione lokale të raportuara në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang.

Komisioni raportoi gjithashtu 30 raste të reja asimptomatike, krahasuar me asnjë rast të tillë të raportuar një ditë më parë. Kina nuk i klasifikon pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin e Kinës tani qëndron në 86,021, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat