Presidenti i Kinës, më i hapur për importe dhe marrëveshje tregtare

Azia

Presidenti i Kinës, më i hapur për importe dhe marrëveshje tregtare

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:38
Presidenti i Kinës, Xi Jinping

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se vendi i tij do të importojë mallra me vlerë mbi 22 trilionë dollarë, gjatë dekadës së ardhshme.

Ai bëri thirrje për një qasje më konstruktive ndaj një ekonomie të hapur globale dhe kritikoi "proteksionizmin".

Xi tha se Kina do t’i përshpejtojë përpjekjet për të rihapur ekonominë, pas vendosjes nën kontroll të pandemisë COVID-19.

Kina është e vetmja ekonomi e madhe që rritet këtë vit.

"Ekonomia kineze po rritet në mënyrë të vazhdueshme, siç dëshmohet nga rritja në tre çerekët e parë", tha Xi.

Xi i bëri komentet në një video-paraqitje në një forum në Shangai.

"Kina është tregu më i madh në botë me potencialin më të madh", tha ai.

Xi po ashtu bëri thirrje për një qasje më bashkëpunuese ndaj tregtisë ndërkombëtare.

"Të gjitha vendet duhet të bashkohen për t’i trajtuar bashkërisht rreziqet dhe sfidat, për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin dhe për të përqafuar një hapje më të madhe", tha presidenti kinez./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat