33 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Azia

33 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:44
Kinë

Kina raportoi 33 raste të reja me COVID-19 më 8 nëntor, nga 28 raste një ditë më parë, njoftoi të hënën autoriteti kombëtar shëndetësor, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se 32 nga rastet ishin importuar në njerëz që ktheheshin nga jashtë.

Një nga rastet ishte një infeksion lokal i raportuar në Tianjin – një punëtor në depo të ftohtë që kishte trajtuar mish derri të ngrirë nga Gjermania. Qeveria e qytetit po kryen teste në disa ambiente të ftohjes dhe personelin e tyre.

Numri i rasteve të reja asimptomatike ra në nëntë nga 36 një ditë më parë, tha komisioni.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,245, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat