Izraeli dhe Arabia Saudite urojnë Bidenin

Azia

Izraeli dhe Arabia Saudite urojnë Bidenin

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:45
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

Udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Edhe pse zgjedhja e Bidenit paraqet një pengesë për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ai e uroi atë dhe nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

“Joe, kemi pasur marrëdhënie të gjata dhe të ngrohta për gati 40 vjet dhe unë ju njoh si mik të mirë të Izraelit. Mezi pres të punoj me ju të dy, për të forcuar më të tej aleancën e veçantë midis SHBA-së dhe Izraelit”, shkroi Netanyahu në Twitter.

Netanyahu është aleat besnik i presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, të cilin e ka përshkruar si aleatin më të fuqishëm të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu gjithashtu e falënderoi Trumpin për disa lëvizje, që, sipas tij, kanë çuar përpara interesat e Izraelit.

Nga Arabia Suadite, Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës, Mohammed bin Salman, e uruan po ashtu Bidenin për zgjedhjen president.

Sipas agjencisë së lajmeve SPA, Mbreti Salman shfaqi shpresën se marrëdhëniet midis dy vendeve do të forcohen në të gjitha nivelet.

Arabia Saudite është vendi i fundit i Gjirit që uroi Bidenin, i cili ka thënë se do t’i rivlerësojë lidhjet me mbretërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat