Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron 17 raste të reja me COVID-19

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 17 raste të reja me COVID-19 më 10 nëntor, nga 22 të raportuara një ditë më parë, tha të mërkurën autoriteti shëndetësor i vendit, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se një nga rastet e reja ishte një infeksion lokal i raportuar në Anhui, infeksioni i parë i tillë në provincën lindore të Kinës që nga 27 Shkurti. 16 rastet e tjera ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë, tha ajo.

Komisioni gjithashtu tha se numri i rasteve të reja asimptomatike ra në 15 nga 25 të raportuara një ditë më parë. Kina nuk i klasifikon pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 të raportuara në territorin e Kinës tani qëndron në 86,284, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat