Turkmenistani ndërton statujë gjigante prej ari për qenin Alabai

Azia

Turkmenistani ndërton statujë gjigante prej ari për qenin Alabai

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:53
Turkmenistan

Një statujë gjigante prej ari e një qeni është ngritur të enjten në qendër të kryeqytetit të Turkmenistanit, nga kreu i shtetit.

Statuja e qenit Alabai, që mbrohet në kuadër të trashëgimisë kombëtare, u ngrit afër asaj të presidentit Kurbanguly Berdymukhamedov, raporton Reuters.

Kjo s’është hera e parë që shteti nderon këtë lloj të qenve. Vitin e shkuar, presidenti u kishte dedikuar një libër.

Qentë dhe kuajt konsiderohen krenari kombëtare dhe përdoren gjerësisht nga barinjtë tradicionalë në vendin me gjashtë milionë banorë, që kryesisht varet nga të ardhurat e gazit natyror.

Berdymukhamedovi ka drejtuar ish-republikën sovjetike të kontrolluar fuqishëm që nga viti 2007 dhe njihet jozyrtarisht si Arkadag, ose mbrojtës.

Më 2017 ai i kishte dhuruar kreut të Rusisë, Vladimir Putinit një këlysh Alabai.

Kjo racë trupmadhe e qenve është i njohur në luftimin e ujqve dhe ruajtjen e deleve dhe dhive, e gjithashtu përdoret për ruajtjen e shtëpisë dhe për luftimet e qenve, një gjë argëtuese në Turkmenistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat