Ata që nuk mbajnë maskë kanë një denim të veçantë në Indonezi

Azia

Ata që nuk mbajnë maskë kanë një denim të veçantë në Indonezi

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:55
Fotoja është shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian

Në Indonezi janë ndëshkuar dy burra nga policia me pompa në rrugë pasi nuk po mbanin maskë.

Këto ndëshkime janë vendosur nga autoritetet indoneziane për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Hapja e varreve për viktimat e koronavirusit ka qenë një ndër ndëshkimet më ekstreme, për t’i bërë njerëzit që të reflektojnë mbi rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Fotoja eshte shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat