Dimri dhe ndotja drastike përkeqësojnë përhapjen e Covid-19 në Indi

Azia

Dimri dhe ndotja drastike përkeqësojnë përhapjen e Covid-19 në Indi

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Dimri po e përkeqëson më tej situatën epidemiologjike në Indi, vendi i dytë me më shumë raste të konfirmuara me koronavirus në bote (me 8.6 milion të infektuar)

Në kryeqytetin e vendit, Delhi, përhapja e koronavirusit është përshpejtuar nga rënia e temperaturave dhe nivelet e rrezikshme të ndotjes së ajrit.

Qyteti konfirmoi më shumë se 8,500 raste vetëm të mërkurën, rekordi më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë. Kryeqyteti ka konfirmuar pak më shumë se 450,000 raste deri më tani, rreth 42,000 prej të cilave janë aktive.

Rritja drastike e rasteve me koronavirus, po ushtron një presion të madh edhe mbi spitalet, më shumë se gjysma e shtretërve të disponueshëm janë tashmë të zëna. Kryeministri Arvind Kejriwal i ka shkruar qeverisë federale duke kërkuar më shumë shtretër në spitalet shtetërore ndërsa presioni publik rritet.

“Dy pacientëve të mi të moshuar iu desh të prisnin për më shumë se 20 orë për të pasur një shtrat të lirë,” tha Dr Joyeeta Basu, një mjek në Delhi.

Ndërkohë, monitoruesit e cilësisë së ajrit tregojnë se nivelet e ndotjes janë 14 herë më të mëdha se nivelet e sigurisë së vendosura nga  Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një faktor tjetër shqetësues është moti më i ftohtë, i cili i bën kushtet më të përshtatshme për virusin, periudha e mbijetesës së të cilit rritet në ajër të thatë dhe të ftohtë, thonë ekspertët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat