Moti i pamëshirshëm, tajfuni Vamco i merr jetën 42 personave

Azia

Moti i pamëshirshëm, tajfuni Vamco i merr jetën 42 personave

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:13
Filipine

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni Vamco mbërriti në Filipine.

Përmbytjet e mëdha shkaktuan rrëshqitje dherash në ishullin Luzon, duke shatërruar rrugë dhe shtëpi.

Qindra e mijëra njerëz janë evakuuar në kryeqytetin Manila.

Filipinet janë goditur deri më tani nga 21 stuhi të fuqishme brenda vitit. Një javë më parë vendi u pushtua nga tajfuni Goni, i cili u cilësua si më i forti që ka goditur vendin aziatik në 7 vitet e fundit.

Sakaq tajfuni ka lëvizur në drejtim të Vietnamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat