Bie numri i rasteve ditore me COVID-19 në Indi

Azia

Bie numri i rasteve ditore me COVID-19 në Indi

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

India raportoi 30,548 raste të reja me koronavirus për 24 orët e fundit të hënën, numri më i ulët i rasteve për një ditë që nga 15 korriku, sipas të dhënave të CNN nga Ministria indiane e Shëndetësisë.

E hëna shënon gjithashtu ditën e nëntë radhazi që infeksionet e reja kanë rënë nën 50 mijë atje. Kjo pavarësisht nga festimet dhe tubimet për Diwali – festivali i dritave që u shënua më 14 nëntor të këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë ia atribuoi rastet e reja në rënie “sjelljes së përshtatshme midis grupeve të ndryshme të popullsisë”.

Sidoqoftë, derisa njerëzit u mblodhën për të blerë përpara Diwali, ekspertët paralajmëruan që India mund të shohë një rritje në rastet në javët në vijim.

Që nga e hëna, numri total i rasteve në Indi qëndron në 8 milionë e 845 mijë e 127 raste  me 130,070 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat