U dënuan për terrorizëm, Iraku ekzekuton 21 persona

Azia

U dënuan për terrorizëm, Iraku ekzekuton 21 persona

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 17:17
Foto Ilustrim

Iraku ka varur 21 persona të akuzuar për terrorizëm dhe vrasje.

Të paktën kështu është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Në mesin e të ekzekutuarve në një burg në qytetin Nassiriya, ishin njerëz të përfshirë në dy sulme vetëvrasëse që lanë të vrarë dhjetëra njerëz në qytetin Tal Afar.

Deklarata nga ministria nuk dha detaje të tjera për identitetin e të dënuarve që u ekzekutuan, raporton Reuters.

Iraku ka vënë qindra xhihadistë të dyshuar në gjyq dhe ka kryer disa ekzekutime masive që nga mposhtja e luftëtarëve të Shtetit Islamik në vitin 2014-2017 në një fushatë ushtarake të mbështetur nga SHBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat