Afro një milion kinezë tashmë janë vaksinuar

Azia

Afro një milion kinezë tashmë janë vaksinuar

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Afro një milion njerëz tashmë kanë marrë vaksinën eksperimentale kundër coronavirusit që e ka zhvilluar grupi farmaceutik Sinopharm, ka bërë të ditur kjo kompani kineze, raporton BBC.

Kina në korrik filloi programin për raste urgjente, që deri më tani ka përfshirë tri vaksina që janë në fazën finale të testimit për punonjësit shëndetësorë dhe grupet më të rrezikuara, pavarësisht se testet duhet akoma të konfirmojnë efikasitetin e tyre.

Portali i Singaporit, CNA raporton duke u thirrur në Sinopharm, që deri më tani nuk janë raportuar efekte anësore tek ata që e kanë marrë vaksinën.

Testet eksperimentale kanë hyrë në fazën e tretë dhe njëherit të fundit që edhe cilësohet si testimi klinik – e deri më tani janë regjistruar 60 mijë vullnetarë për ta marrë.

Ata pretendojnë se në mesin e inxhinierëve të ndërtimtarisë, diplomatëve dhe studentëve që kanë ardhur nga jashtë dhe që ishin pjesë e testimit, deri më tani askush nuk është infektuar.

Megjithatë, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes derisa nuk ka të dhëna zyrtare rreth fazës finale të testimit, që do të përcaktonte efektivitetin e vaksinës.

Radhët më të gjata duke pritur ishin në qytetin Jivuu ku janë shpenzuar të paktën 500 doza. E disa muaj më parë qytetarët e këtij qyteti gjithashtu prisnin në radhë – por për t’u testuar për COVID-19, kurse tani dëshirojnë ta marrin vaksinën edhe pse nuk mund të thuhet ende se sa efikase është.

Por edhe këtu ka filluar të lulëzoj “biznesi” nga personat që shesin telefonat më të ri apo gjësende tjera në tregun e zi. Ata po u shesin qytetarëve terminet e caktuara për vaksinë me një çmim prej 1.500 dollarëve.

Kinezi Itan Zhang ka folur për New York Times, se urgjentisht kishte nevojë për miratim që të kthehet në punë në Afrikë. Ka pritur rreth katër orë para spitalit dhe ka marrë vaksinën për të cilën i ka dhënë 30 dollarë.

Por atë nuk e ka brengosur shumë fakti që e ka marrë vaksinën që ende është në fazën testuese.

“Po ndihem më i relaksuar tani që kam mbrojtje. Pasi që kanë filluar ta përdorin tek disa njerëz me raste urgjente, kjo dëshmon se ekziston një lloj sigurie”, ka thënë Zhang. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat