Rriten rastet e reja me Covid-19, Hong Kongu mbyll shkollat fillore!

Azia

Rriten rastet e reja me Covid-19, Hong Kongu mbyll shkollat fillore!

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:08
Ilustrim

Autoritetet e Hong Kong-ut sot njoftuan mbylljen e shkollave fillore për dy javë duke filluar nga java e ardhshme në prag të rritjes së rasteve të koronavirusit, njoftuan mediat lokale.

Sekretarja e Shëndetësisë, Sophia Chan tha se të gjitha klasat nga e para deri në të tretën të shkollës fillore do të mbyllen për dy javë, njoftoi Radio Televizioni Hong Kong.

Javën e kaluar, qeveria e qytetit urdhëroi gjithashtu mbylljen e kopshteve për dy javë për shkak të shpërthimit të infeksionit.

“Është shqetësuese që masat e ndryshme të kontrollit të infeksionit në vend nuk arritën të parandalonin shpërthimet dhe kjo nuk është paralajmërim i mirë për valën e re të infeksioneve të COVID-19”, citoi të ketë thënë Chan.

“Meqenëse rrugët e transmetimit të infeksioneve të traktit të sipërm respirator dhe COVID-19 janë të ngjashme, nëse COVID-19 përhapet në shkolla, rreziku që paraqet për komunitetin është shumë i madh”, shtoi ajo.

Sekretarja e Shëndetësisë paralajmëroi se situata po përkeqësohet me shpejtësi në vend dhe u bëri thirrje njerëzve të jenë tepër vigjilentë dhe të shmangin mbledhjet e panevojshme. Sipas Chan, autoritetet do të vlerësojnë situatën më vonë nëse mbyllja duhet të zgjatet. Sot, autoritetet e qytetit raportuan 26 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 5.491.

Deri më tani në Hong Kong, 108 persona kanë humbur jetën ndërsa 5.233 janë shëruar nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat