Kina regjistron vetëm 5 raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron vetëm 5 raste të reja me COVID-19

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina regjistroi pesë raste të reja me COVID-19 më 24 nëntor, nga 22 ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të mërkurën, raporton Reuters.

Të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Komisioni raportoi gjithashtu gjashtë raste të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, krahasuar me tetë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,469, ndërsa numri i të vdekurve është në 4,634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat