Elefantët ‘e vdekur urie’ detyrohen të hanë plastikë

Azia

Elefantët ‘e vdekur urie’ detyrohen të hanë plastikë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në disa pamje që janë shokuar opinionin botëror, tregohen elefantë thuajse të vdekur urie që detyrohen të gërmojnë në mbeturinat urbane për ushqim në Sri Lanka.

Por kjo do të ndalohet tashmë duke ndërtuar hendeqe gjigande, që do të pengojnë elefantët të gërmojnë mes mbetjeve plastike në qytetin Ampara në lindje te vendit. Çdo ditë tufat e kafshëve të mëdha dalin nga xhungla e qytetit dhe bashkë me mbetjet e ushqimeve konsumojnë edhe plastikë, e cila i vret dalëngadalë.

Landfilli i Ampara është krijuar një dekadë më parë në mes të një korridori të populluar nga bota e egër, ku jetojnë dhe 200 deri në 300 elefantë.

Gardhet elektrikë të vendosur më parë nga autoritetet nuk kanë arritur t’i ndalojnë kafshët insistuese.

Pas publikimit të pamjeve të vazhda dhe zemërimit të komunitetit ndërkombëtar, qeveria e Sri Lanka ka vendosur të gërmojë një hendek të gjerë ujor rreth landfillit për të dekurajuar kafshët.

Banorët vendas kanë një bashkëjetesë të vështirë me tufat e kafshëve të egra dhe thonë se situata sa vjen e përkeqësohet.

PH Kumara i sindikatës së fermerëve Gal Oya thotë: “Qeveria ka caktuar landfillet në kufi me zonat e mbrojtura të botës së egër.

Kur elefantët dhe kafshët e tjera të egra hanë mbeturinat, ato vdesin. Elefantët sillen gjithë ditën në landfill, më pas ato kalojnë në fshatrat këtu pranë dhe dëmtojnë fshatarët, pronën apo tokën e tyre. Konflikti njeri-elefant po përkeqësohet dhe ne po humbasim elefantë, të cilat janë një vlerë kombëtare”.

Ka rreth 7,500 elefantë të egër në Sri Lanka, dhe një popullatë njerëzore prej 22 milionë. Elefantët e zbutur mbrohen nga banorët edhe pse grupet e të drejtave të kafshëve kanë kritikuar përdorimin e tyre në evente fetare e kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat