Kina komuniste raporton vetëm 21 raste me Covid-19

Azia

Kina komuniste raporton vetëm 21 raste me Covid-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Partia Komuniste e Kinës ka publikuar raportin për rastet me koronavirus në 24 orët e fundit në Kinë. U raportuan 21 raste, shto edhe 5 raste pa simptoma të cilat pushteti komunist nuk i llogaritë.

Kina raportoi 21 raste të reja me COVID-19 më 25 nëntor, nga pesë raste një ditë më parë, tha autoriteti i saj kombëtar shëndetësor të enjten, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 12 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë sipas tyre.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në pesë nga gjashtë raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Kinë tani qëndron në 86490, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4634.

Kina që është edhe vendi ku ka origjinën koronavirusi i ri SARS-CoV-2 dhe ku nisi kriza shëndetësore botërore në vazhdimësi është akuzuar për keqmenaxhim dhe fshehje të fakteve në fillim të krizës në qytetin Wuhan dhe që u shndërrua në pandemi. Më të ashprit në akuza ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u larguan edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pasi agjencia e OKB’së po ashtu ishte parë që ishte tolerante ndaj pushtetit komunist kinez.

Edhe Bashkimi Europian ka vlerësuar se kishte lëshime nga OBSH dhe ka kërkuar dhe ka paraqitur një plan reformimi të kësaj organizate. Në atë plan ishin renditur lëshimet e ngjashme me ato të Amerikanëve, dallim ishte vetëm retorika jo e ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat