Zonja e parë e Azerbajxhanit, Mehriban Aliyeva, bashkëshorte e presidentit Ilham Aliyev, e ushtron detyrën e nënpresidentes së parë të këtij shteti.
Përpos këtij posti, ajo mban edhe disa poste tjera shtetërore, përfshirë pozitën e kryetares së Federatës Azere të Gjimnastikës dhe postin e kryetares së Fondacionit Azer për Miqtë e Kulturës.
Zonja Aliyeva është gjithashtu ambasadore e vullnetit të mirë e UNESCO-s dhe ISESCO-s, programe ndërkombëtare, organizata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për arsim, kulturë e shkencë.
Ajo me profesion është oftalmologe, por gjithashtu e udhëheq fondacionin e bamirësisë “Heydar Aliyev, që mban emrin e babait të presidentit Ilham Aliyev.
Zonja Aliyeva dhe presidenti Ilham kanë dy vajza dhe një djalë. Vajza e madhe, Leyla, është redaktore në një revistë që botohet nga një biznesmen ruso-azer dhe është e martuar me djalin e tij.
Në fund të viteve të tetëdhjeta dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta, ajo ka punuar në Institutin Kërkimor Shtetëror të Sëmundjeve të Syve në Moskë.
Në vitin 2005, ajo e mbrojti temën e doktoratës me titull “Eutanazia dhe çështjet humaniste në mjekësi”.