Nëna u infektua në mars me koronavirus, fëmija lind me antitrupa kundër koronavirusit

Azia

Nëna u infektua në mars me koronavirus, fëmija lind me antitrupa kundër koronavirusit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një grua nga Singapori, e cila ka qenë e infektuar me koronavirus në mars, ka sjellë në jetë një fëmijë me antitrupa kundër virusit. Ky rast, ofron të dhëna të reja në lidhje më mëyrën sesi virusi kalon nga nëna tek fëmija.

Foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19 por me antitrupa për virusin, raportoi të dielën gazeta Straits Times, duke cituar nënën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Mjeku im dyshon se unë i kam transferuar antitrupat e mia për COVID-19 tek ai gjatë shtatzënisë,” i tha gazetës Celine Ng-Chan

Ng-Chan kishte qenë e sëmurë lehtë dhe doli nga spitali Brenda dy javësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat