Izraelitët vizitojnë objektet e industrisë së mbrojtjes në Sudan

Azia

Izraelitët vizitojnë objektet e industrisë së mbrojtjes në Sudan

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Zëdhënësi i qeverisë kalimtare në Sudan tha se delegacioni nuk diskutoi çështje politike

Një delegacion nga Izraeli vizitoi kryeqytetin e Sudanit, Khartoum dhe zhvilloi bisedime për çështje ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për një gazetë lokale, zëdhënësi i qeverisë kalimtare në Sudan, Mohammed al-Faki Suleiman, tha se delegacioni nuk diskutoi çështje politike.

Ai tha se delegacioni vizitoi objektet e industrisë së mbrojtjes të forcave të armatosura sudaneze dhe u takua me ushtarë dhe nuk diskutoi ndonjë normalizim të lidhjeve midis Khartoum dhe Tel Avivit.

Sipas një raporti të Radios së Ushtrisë Izraelite të transmetuar më 23 nëntor, një delegacion nga Izraeli shkoi në Sudan për të zhvilluar bisedime zyrtare mbi marrëveshjen e normalizimit të nënshkruar midis Sudanit dhe Izraelit.

Sudani u bë vendi i pestë arab që pranoi të vendosë marrëdhënie zyrtare me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në 1994 dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit në 2020.

Më 23 tetor, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zyrtarisht Kongresin për qëllimin e tij për të hequr Khartoumin nga lista e SHBA-ve të sponsorëve të shtetit për terrorizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat