Gjysmë milioni nxënës në Korenë e Jugut i nënshtrohen testit pranues, të infektuarit e kryejnë nga dhomat e spitaleve

Azia

Gjysmë milioni nxënës në Korenë e Jugut i nënshtrohen testit pranues, të infektuarit e kryejnë nga dhomat e spitaleve

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Foto

Gati gjysmë milioni nxënës të shkollave të mesme në Korenë e Jugut sot i janë nënshtruar testit pranues në fakultet, duke qëndruar të ndarë me barriera të plastikës nëpër klasa, derisa ata që janë infektuar me COVID-19 e kanë kryer nga dhomat e spitaleve.

Koreja e Jugut është duke luftuar me valën e tretë të infeksionit të coronavirusit, duke i detyruar autoritetet e vendit të ndërmarrin masa më të rrepta që të siguroheshin që të gjithë studentët e ardhshëm të munden në mënyrë të sigurt të kalojnë testin, që konsiderohet si “kyç” për një nxënës të shkollës së mesme.

Rreth 35 persona që kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 e kanë kaluar me sukses testin nga dhomat e tyre të spitaleve, derisa është siguruar hapësirë e veçantë edhe për 404 e tjerë që janë në vetëizolim.

Testi pranues është ngjarje e madhe në Korenë e Jugut, dhe për këtë shumë korporata dhe biznese të vogla fillojnë punën më vonë me qëllim që të lehtësohet qarkullimi për nxënësit, derisa fluturimet nga aeroportet për një kohë të shkurtër anulohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat