Kështu ndëshkohen njerëzit në Indonezi për mosmbajtje të maskës

Azia

Kështu ndëshkohen njerëzit në Indonezi për mosmbajtje të maskës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 00:02
Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Dy burra në Indonezi janë ndëshkuar nga policia me pompa në rrugë, pasi nuk po mbanin maskën.

Fotot janë shkrepur në Banda Aceh, qytetin më të madh indonezian.

Ndëshkime të tilla si kjo e pompave janë për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat e mëdha të vendosura nga autoritetet indoneziane.

Ndëshkime të tjera janë pastrimi i rrugëve ose qëndrimi shtrirë në diell për 30 minuta.

Një nga ndëshkimet më ekstreme ka qenë hapja e varreve për viktimat e koronavirusit, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë rëndësinë që kanë masat kundër përhapjes së pandemisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat