Iran, shkon në afro 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Azia

Iran, shkon në afro 50 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:56
Iran

Me 347 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur shifrën 49.695.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.341 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.016.835.

Lari shtoi se 5.824 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 708.106.

Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 6.298.438 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se 64 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 278 qyteza si zona “portokalli” dhe 106 qyteza si zona “të verdha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat