Promovimi i Wuhan, qyteti epiqendër e pandemisë në përpjekje për të tërhequr turistë

Azia

Promovimi i Wuhan, qyteti epiqendër e pandemisë në përpjekje për të tërhequr turistë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:37
Wuhan

Wuhani, qyteti epiqendër i shpërthimit të pandemisë që prej muajit maj nuk ka raportuar asnjë të prekur me Covid 19. I kthyer në normalitet, qyteti është në pritje të turistëve nga e gjithë bota. “Le të takohemi në Wuhan” është videoja e re promovuese e qytetit në përpjekje për të tërhequr sa më shumë vizitiorë.

 “Le të takohemi në Wuhan” është videoja që promovon bukuritë e qytetit ku shpërtheu pandemia e Covid-19.

 Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, videoja nxjerr në pah më të mirën e qytetit, nga pylli i tij lundrues surreal në Liqenin Zhangdu, te kulla e ndezur historike e Vinçit të Verdhë dhe ushqimi tradicional.

Videoja është postuar në rrjetet sociale në faqen e Byrosë së Kulturës dhe Turizmit në Wuhan. Fillimisht materiali promovues u shfaq në platformën Weibo në Kinezisht më 13 nëntor dhe më pas u nda në Facebook në anglisht me një mesazh të ngjashëm.

“Wuhani kurrë nuk heziton të tregojë bukurinë e tij dhe ata që e duan thellësisht shpresojnë që më shumë njerëz ta kuptojnë atë “, thuhet në postimin në Facebook.

“Nga dritat e panumërta vezulluese përgjatë lumit Yangtze, vallëzimi dhe muzika e mahnitshme, lundrimi I paharrueshwm me anijen Zhiyin dhe zërat e bukur……. Të gjithë! Në pritje të takimit me ju në Wuhan “

Si epiqendra origjinale e shpërthimit të koronavirusit, Wuhan qendroi 76 ditë I mbyllur nga 23 janar deri më 8 prill. Më shumë se 50,000 infeksione Covid-19 dhe mbi 3,800 vdekje u raportuan. Bllokimi jo vetëm që ngadalësoi nivelet e infeksionit në mënyrë të konsiderueshme – por që nga maji qyteti nuk ka asnjë rast me covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat