Koreja e Jugut mobilizon ushtrinë dhe mbyll shkollat si pasojë e COVID-19

Azia

Koreja e Jugut mobilizon ushtrinë dhe mbyll shkollat si pasojë e COVID-19

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat, teksa rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) arritën kulmin gjatë fundjavës.

Vendi ka raportuar 1.030 infeksione me koronavirus të dielën, shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë. Rastet e reja, megjithatë, të hënën shënuan rënie në 718.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap, ushtria tha se ka vendosur 379 oficerë të saj të Njësisë Speciale në qendrat e shëndetit publik për të ndihmuar trajtimin e situatës së COVID-19. Ndërkohë, shkollat janë udhëzuar të zhvillojnë mësimin vetëm online.

Pjesa më e madhe e stacionimit është bërë në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth tij. Armata tha se ushtarët do të kryejnë gjurmimin e kontaktit, menaxhimin e të dhënave dhe transferimin e mostrave për testet e virusit për dy muaj.

Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 43.484 raste me COVID-19, përfshirë 587 vdekje. Qeveria, javën e kaluar në zonën e kryeqytetit të Seulit ashpërsoi masat e distancimit social, aktualisht në nivelin 2.5, i dyti më i larti nën kufizimet e virusit me pesë nivele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat