Kinë, kufiri i moshës për përgjegjësinë penale është ulur në 12 vjet

Azia

Kinë, kufiri i moshës për përgjegjësinë penale është ulur në 12 vjet

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Kina ka ulur kufirin e moshës për përgjegjësinë penale në 12 vjet.

Nëse kryeni krime “të urryera”, të tilla, si vrasja ose shkaktimi i lëndimit nga mjete jashtëzakonisht mizore që çojnë në vdekje ose paaftësi të rënda dhe jeni 12-vjeçar, atëherë do të përfundoi prapa grilave të burgut.

Ky rishikim u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar pas analizës së tretë ndërsa ligji do të hyjë në fuqi më 1 mars.

Fëmijët në Kinë midis moshës 14 dhe 16 vjeç mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse kryejnë me dashje krime të rënda të dhunshme të tilla si vrasje dhe përdhunim.

Ndryshe, për shumicën e krimeve të tjera, kufiri i moshës së përgjegjësisë penale është 16 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat