Zjarr në një spital, vdesin 7 pacientë me Covid-19

Azia

Zjarr në një spital, vdesin 7 pacientë me Covid-19

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 09:03
Egjipt

Një njësi e kujdesit intensiv për të sëmurët me Covid-19 në një spital në Egjip u përfshi nga flakët mbëmjen e djeshme, duke lënë të vdekur 7 pacientë.

Policia lokale tha që zjarri shpërtheu në një spital privat në Obour, një rreth periferik i zonës më të madhe të Kajros.

Si pasojë e flakëve, 5 pacientë mbetën të plagosur, ndërkohë qe pjesa tjetër u evakuuan në spitalet aty pranë.

Sakaq zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

E përditshmja shtetërore al-Ahram raportoi se sipas një hetimi fillestar shkak i zjarrit është bërë  një qark të shkurtër elektrik.

Egjipti ka njohur një rritje të rasteve të konfirmuara të koronavirusit, duke e detyruar qeverinë të rihapë shumicën e spitaleve të saj për të trajtuar dhe izoluar pacientët COVID-19 pasi vala e parë e pandemisë u qetësua.

Ministria e Shëndetësisë raportoi numrin më të lartë ditor të rasteve të konfirmuara të premten në 1,113, së bashku me 49 vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat