Sulm me thikë në mes të qytetit, vriten 7 persona

Azia

Sulm me thikë në mes të qytetit, vriten 7 persona

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Të paktën 7 persona humbën jetën gjatë një sulmi me thikë në verilindje të Kinës.

Ngjarja ndodhi në provincën Liaoning të qytetit Kaiyuan, ku një person sulmoi me mjete prerëse një turmë njerëzish.

Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë. Autori i dyshuar sakaq është vënë në pranga, ndërkohë që policia nuk ka nxjerrë ende ndonjë detaj për arsyet e aktit të rëndë.

Një oficer policie arriti ta neutralizojë atentatorit me një fshesë.

Sulmet me thikë në publik nuk janë të rralla në Kinë.

Në qershor, 37 fëmijë dhe dy të rritur u plagosën me thikë gjatë një sulmi në një shkollë fillore në rajonin jugperëndimor të Guangxi. Në tetor 2018, një grua që mbante një thikë kuzhine goditi të paktën 14 fëmijë në një kopsht në qytetin qendror të Chongqing.

Ministria e Arsimit e Kinës iu përgjigj atyre ngjarjeve duke urdhëruar shkolla për të forcuar sigurinë dhe për të ndaluar hyrjen e të huajve në kampe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat