Kritikoi presidentin Xi Jinping, miliarderi kinez nuk është parë në publik që dy muaj

Azia

Kritikoi presidentin Xi Jinping, miliarderi kinez nuk është parë në publik që dy muaj

Më: 4 janar 2021 Në ora: 11:33
Jack Ma

Miliarderi kinez i teknologjisë Jack Ma nuk është parë në publik për gati dy muaj, pasi kishte kritikuar presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Jack Ma, një nga personat më të suksesshëm në Kinë, kishte kritikuar rregullatorët financiar në Kinë dhe bankat që janë në pronë të shtetit gjatë fjalimit në Shanghai në tetor, shkruan “Daily Mail”.

Ai ka bërë thirrje për reforma. Fjalimi i tij kishte zemëruar qeverinë e Kinës, që e vlerësoi kritikën e Ma-s si sulm ndaj autoritetit të Partisë Komuniste dhe filloi me “goditjet” ndaj bizneseve të Ma-s.

Më pas Kina nisi një hetim anti-monopol për Alibaba Group të MA-s.

Po ashtu Ma që nga nëntori është zhdukur nga sytë e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat