Koreja e Jugut teston të gjithë të burgosurit për COVID-19

Azia

Koreja e Jugut teston të gjithë të burgosurit për COVID-19

Më: 6 janar 2021 Në ora: 09:11
Koreja e Jugut

Koreja e Jugut lufton përhapjen e infeksioneve të reja me COVID-19 në burgje.

Koreja e Jugut do të testojë çdo të burgosur të mbajtur në 52 institucionet e paraburgimit të vendit për Covid-19 pasi një grup rastesh u shfaqën në një qendër paraburgimi në kryeqytetin Seul, raporton Cnn.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Yoon Tae-ho njoftoi planin në një konferencë të mërkurën. Yoon tha se të burgosurit në 11 institucione tashmë ishin testuar dhe, deri më tani, nuk ishte raportuar asnjë rast pozitiv. Të burgosurit në 41 objektet e tjera nuk janë testuar ende, tha Yoon.

Viruset mund të përhapen lehtësisht në burgje për shkak të qelive të tyre të vogla, të ngushta dhe mungesës së ajrit të pastër.

Ai u zbulua në mes të dhjetorit dhe autoritetet tani kanë gjetur 1,118 raste të lidhura me qendrën e paraburgimit, kryesisht në mesin e popullatës së burgjeve.

Objekti strehonte 2,292 të burgosur kur u identifikuan rastet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat