Gjendje alarmi në Kinë, nuk është COVID-19, kjo është arsyeja

Azia

Gjendje alarmi në Kinë, nuk është COVID-19, kjo është arsyeja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Pekini është në një gjendje alarmi, por jo shkaku i COVID-19.

Arsyeja e vërtetë është se Pekini është është duke kaluar momente të vështira për shkak të motit të ftohtë, ku temperaturat kanë shkuar deri në -19 gradë celsius.

Pekini është përfshirë nga i ftohti me temperatura që arrijnë deri në minus 10 gradë gjatë natës dhe deri në minus 19 gradë në zona të caktuara, për shkak dhe të erës që prej ditësh mbizotëron në kryeqytetin kinez, sipas parashikimeve të stacionit vendor metereologjik.

Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin që në fillim të javës për shkak të uljes së temperaturave, duke parashikuar një minimum ditor prej minus 12 gradë deri të enjten.

Pekini ka një sistem alarmi metereologjik të ndarë në katër nivele me një ngjyrë që i dedikohet temperaturave të ulëta dhe stuhive. E kuqja përfaqëson kushtet më të rënda dhe ndiqet nga ngjyra portokalli, e verdhë dhe blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat