Pasi shërohen nga Covid, 3 në 4 pacientë vazhdojnë të shfaqin simptoma!

Azia

Pasi shërohen nga Covid, 3 në 4 pacientë vazhdojnë të shfaqin simptoma!

Më: 9 janar 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Covid-19 është një pandemi e cila ka lënë pas shumë pasoja, teksa vijon ende të mbetet një kërcënim për botën. Ndërkohë një studim i ri shkencor kinez, ka arritur në konkluzionin se pacientët që e kanë kaluar Covid, nuk e kanë hequr qafe ende virusin.

Sipas studimeve, 3 në 4 pacientë të shtruar në spital me Covid-19 vazhdojnë të shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes gjashtë muaj pas infektimit.

Bëhet me dije se studimi është kryer në Wuhan tek 1,733 pacientë të moshës mesatare 57 vjeç. Pas marrjes së rezultateve u arrit në përfundimin se nga të gjithë këta pacientë, 76% e tyre kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.

Por simptomat më të zakonshme janë dobësia e muskujve, në 63% të pacientëve, ndërsa vështirësitë e gjumit u panë në 26% ose të pacientëve dhe ankthi ose depresioni në 23%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat