Lot dhe britma në aeroportin e Xhakartës, në aeroplanin e rrëzuar ishin edhe tri foshnje – gjenden copëzat e fluturakes

Azia

Lot dhe britma në aeroportin e Xhakartës, në aeroplanin e rrëzuar ishin edhe tri foshnje – gjenden copëzat e fluturakes

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:47
Foto

Në vendin ku është rrëzuar aeroplani komercial Boeing 737 i aviokompanisë Sriwijaya Air – përkatësisht në det në veri të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, në mesin e copëzave të aeroplanit që janë nxjerrë nga uji, gjenden edhe rroba të shqyera që ngjajnë me xhinset e meshkujve.

Në orët e para të mbrëmjes ekipet e shpëtimit me anije të shumta janë duke kërkuar nëpër det, me shpresën se do të hasin në persona që i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit.

Aeroplani që ishte ngritur në ajër nga Xhakarta, kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit dhe ishte zhdukur nga radari rreth orës 14:40. Brenda fluturakes gjendeshin 62 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

E në mesin e pasagjerëve kishte edhe shtatë fëmijë, ku tre prej tyre ishin foshnje, kanë bërë të ditur zyrtarë lokalë.

Miqtë dhe familjarët e pasagjerëve të aeroplanit të rrëzuar me lot në sy dhe britma, janë duke pritur për ndonjë lajm të mirë në aeroportin Supadio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat