Aeroplani me 62 pasagjerë bie në det, nxirren trupat e parë të pajetë nga uji, pamje rrëqethëse

Azia

Aeroplani me 62 pasagjerë bie në det, nxirren trupat e parë të pajetë nga uji, pamje rrëqethëse

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:24
Foto

Përfaqësues të pushtetit lokal në Xhakarta të Indonezisë, kanë dhënë detaje për rrëzimin e aeroplanit, duke theksuar se kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të mundshëm që mund t’i kenë mbijetuar kësaj katrahure.

Në shi e nëpër terr, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga deti copëzat e aeroplanit të rrëzuar që i janë dorëzuar ekspertëve, me qëllim që të zbulojnë shkakun e kësaj tragjedie.

E trupat e parë të pajetë që besohet të jenë të viktimave të rrëzimit të aeroplanit, janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në morg për t’u identifikuar dhe të zgjerohen hetimet.

Në pamjet rrëqethëse të transmetuar nga një televizion në Indonezi që zgjat rreth 45 sekonda, shihen trupat e pajetë që janë nxjerrë nga uji dhe që besohet se janë viktimat e rrëzimit të fluturakes që kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit.

“Katër anëtarë të familjes sime ishin në këtë aeroplan. Gruaja dhe tre fëmijët. Gruaja sot më ka dërguar fotografinë e foshnjës tonë. Zemra po më plasë”, ka thënë i mbuluar në lot Jaman Zai.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat