Festa e pjekurisë/ As Covid nuk i ndalon, mbi 1 milion 20-vjeçarë dalin dhe festojnë

Azia

Festa e pjekurisë/ As Covid nuk i ndalon, mbi 1 milion 20-vjeçarë dalin dhe festojnë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Të rinj të veshur me kimono u mblodhën në Kawasaki të Japonisë për të festuar moshën e pjekurisë, edhe pse shumë nga ngjarjet e gëzueshme u anuluan për shkak të frikës nga virusi.

Më shumë se 1 milion njerëz në Japoni mbushin 20 vjeç këtë vit, moshë në të cilën ata mund të pinë alkool legalisht, të pinë duhan dhe të martohen pa miratimin e prindërve.

“E di që ekziston rreziku i infektimit, por unë jam këtu sepse është një ngjarje që e përjeton vetëm një herë në jetën tënde dhe është një shans për të takuar miq të cilët nuk i kam parë për një kohë të gjatë,” tha studentja Naomi Ooba.

“Pas ceremonisë, unë do të kthehem drejt në shtëpi, por më vjen shumë keq që nuk mund të shkojmë dhe të drekojmë me miqtë tanë, për shkak të virusit,” tha një student tjetër 20-vjeçar i quajtur Ayane Uchino.

Tradicionalisht, çdo janar në “ditën e pjekurisë” kryhet një rit i familjeve të lashta samurai. Por rritja rekord në rastet e Covid-19 dhe teksa Kawasaki dhe Yokohama janë në gjendje të jashtëzakonshme, bëri që festimet të ishin teper të vakëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat