Koreja e Jugut e gatshme të vaksinojë 52 milionë persona

Azia

Koreja e Jugut e gatshme të vaksinojë 52 milionë persona

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, theksoi se vendi i tij të gjithë qytetarëve të saj në faza do t’u ofrojë vaksinimin falas kundër COVID-19.

Qeveria më herët paralajmëroi se vaksinimi do të fillojë në muajin shkurt. Zyrtarët jugkoreanë theksuan se do të ketë vaksina për 56 milionë persona.

Zyrtarët theksuan se do të përpilojnë plane te detajuara për vaksinimin vonë këtë muaj. Ata theksuan se ata që rekomandohen për fazën e parë të vaksinimit do të jenë personeli mjekësor, të moshuarit, të rriturit me sëmundje kronike, policia dhe ushtarët.

Pas disa javësh rritjeje, numri i rasteve të virusit në Korenë e Jugut dalë nga dalë po ngadalësohet për shkak të masave më rigoroze që përfshijnë ndalimin e mbledhjes së më shumë se katër personave.

Herët sot, Koreja e Jugut regjistroi 451 raste të reja, hera e parë që rënia e saj ditore bie nën 500 në 41 ditët e fundit. Numri i përgjithshëm në vend është 69.114, përfshirë 1.140 vdekje.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha se “në fund të tunelit të errët më në fund po del dritë”.

Ai shtoi se qeveria do të bëjë çmos për të ndaluar më tej epideminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat