Kina raporton viktimën e parë me koronavirus pas 8 muajsh

Azia

Kina raporton viktimën e parë me koronavirus pas 8 muajsh

Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:34
Ilustrim

Kina raportoi gjatë ditës së enjte një tjetër viktimë nga koronavirusi, i cili konsiderohet i pari në 8 muajt e fundit në vend.

Lajmi u dha nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i cili saktëson në buletinin e tij ditor se viktima u regjistrua në provincën e Hebei, i cili aktualisht konsiderohet vatra kryesore e të infektuarve në vend.

Sipas të dhënave të përditësuar, në 24 orët e fundit në Kinë janë raportuar 138 raste të reja pozitive, nivel ky që nuk regjistrohej prej marsit të vitit të kaluar.

Ndërkohë në Wuhan kanë mbërritur 10 ekspertët ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët bashkë me kolegët kinezë do të hetojnë rreth origjinës së virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat