Kina bllokon dy anëtarë të ekipit të OBSH-së, nuk e kaluan me sukses testin e antitrupave

Azia

Kina bllokon dy anëtarë të ekipit të OBSH-së, nuk e kaluan me sukses testin e antitrupave

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Dy anëtarë të ekipit të OBSH, të cilët do të udhëtonin drejt Kinës për të hetuar origjinën e koronavirusit janë bllokuar pasi nuk e kaluan me sukses testin e antitrupave.

Një ekip ndërkombëtar prej 13 shkencëtarësh do të mbërrinte të enjten në Wuhan, ku doli rasti i parë me Covid-19 që në fund të vitit 2019. Në disa postime në Twitter, OBSH njofton se dy prej tyre kanë mbetur në Singapore pasi dolën pozitivë për antitrupat IgM.

Antitrupat IgM tregojnë se personi ka shenja të infeksionit të koronavirusit, por mund të rezultojë pozitiv edhe tek dikush që ka qenë i vaksinuar ose i infektuar më parë, por nuk është bartës i virusit. Por në këto teste ekziston mundësia që të japin përgjigje të gabuara.

Që prej Nëntorit të vitit 2020, çdo person që udhëton drejt Kinës duhet të shfaqë rezultate negative për testin e antitrupave IgM dhe duhet të bëjnë një test PCR. Ndërsa shkencëtarët e tjerë që tashmë kanë arritur në Kinë, do të fillojnë punën e tyre pasi të qëndrojnë 2 javë në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat