Indianët s'pyesin për Covid, rreth 1 milion mblidhen në lumë “për t’i larë mëkatet”

Azia

Indianët s'pyesin për Covid, rreth 1 milion mblidhen në lumë “për t’i larë mëkatet”

Më: 15 janar 2021 Në ora: 08:55
Ilustrim

Rreth një milion pelegrinë hindusë janë mbledhur në brigjet e lumit Gang, në pjesën veriore të Indisë, për ta shënuar fillimin e një festivali të rëndësishëm fetar që po zhvillohet pavarësisht rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

Miliona pelegrinë të tjerë pritet të shkojnë në Haridwar gjatë javëve të ardhshme për të ashtuquajturin Kumbh Mela, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë. Pelegrinët lahen në lumin Gang, duke besuar se “uji i shenjtë” do t’i pastrojë ata nga mëkatet.

Zyrtarët thonë se në mesin e masave kundër koronavirusit janë rezervimi paraprak nga personat që do të marrin pjesë, distanca e rreptë sociale dhe zonat e shënuara me ngjyra që janë të caktuara për t’u pastruar. “Pandemia është paksa për shqetësim, por ne po i marrim të gjitha masat parandaluese”, tha njëri nga organizatorët.

Sidoqoftë, shumica e personave që po merrnin pjesë në këtë festival të enjten nuk patën maska, ndërsa distanca sociale ishte vështirë të mbahej. Një zyrtar policor tha se në festival ndodhen mijëra policë dhe njerëzit mund të gjobiten për shkeljen e rregullave kundër pandemisë, shkruan The Guardian.

Ndryshe, India është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në tërë botën. Deri më tani, në këtë vend janë regjistruar mbi 10 milionë të infektuar, duke u bërë shteti i dytë në botë me më së shumti raste, si dhe mbi 150.000 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat