Kina shënon shifrën më të lartë të rasteve të reja që prej muajit mars

Azia

Kina shënon shifrën më të lartë të rasteve të reja që prej muajit mars

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:25
Ilustrim

Kina ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve të reja që prej muajit Mars. Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi se kishin rezultuar 144 raste të reja, ndërsa pjesa më e madhe ishin në Hebei, provincë me 22 milionë banorë që ndodhen në izolim.

Më shumë se 22 mijë qytetarë të zonës janë dërguar në objektet e karantinës që ka ngritur shteti. Duket se shifrat po rriten sërish në Kinë, ku dukej se ishte zhdukur përfundimisht koronavirusi nga rregullat strikte të izolimit.

Ekspertët thonë se ka më së shumti janë raste asimptomatike në zona rurale. Kujtojmë se një ditë më parë, u shënua viktima e parë që prej muajit mars në Kinë. Ajo ishte një grua me probleme të tjera shëndetësore, ndërsa nuk ka detaje të reja në lidhje me moshën apo periudhën e infektimit.

Ndërkohë, një ekip nga OBSH ka mbërritur në Kinë dhe po qëndron në një hotel në Wuhan për dy javë dhe më pas do të nisin hetimet për origjinën e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat