Likeri që po shitet “flakë” në Kinë: 418 dollarë litri, 53 për qind alkool

Azia

Likeri që po shitet “flakë” në Kinë: 418 dollarë litri, 53 për qind alkool

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:56
Likeri

Gjysmë litri kushton 209 dollarë, por likeri i quajtur “Kweichow Moutai” po shitet me të madhe në Kinë. Kjo pije përmban 53 për qind alkool.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, vlera e aksioneve të kompanisë që e prodhon këtë pije alkoolike u rrit për rreth 70 për qind në bursën e Shangait gjatë vitit 2020. Kjo kompani, që e ka vlerën më të madhe në Kinë, përjashtuar kompanitë e teknologjisë, tashmë vlen më shumë se katër bankat më të mëdha të vendit.

Në nivel global, tregu i saj jo vetëm që i ka kaluar prodhuesit tjerë të alkoolit, por edhe Coca-Cola-n, e cila për një kohë të gjatë e ka mbajtur vendin e parë për tregun e pijeve. E vlerësuar me 2.7 trilionë juanë ose 421 miliardë dollarë, kompania që e prodhon këtë liker vlen më shumë se Toyta, Nike dhe Disney, shkruan CNN.

“Sa herë që ata kanë ndonjë sasi të gatshme, ajo shitet pothuajse menjëherë”, tha Ben Cavender, drejtor menaxhues i Grupit Kërkimor të Tregut Kinez.

Me përjashtim të diasporës kineze në botë, likeri Moutai pothuajse është i panjohur jashtë Kinës. Rreth 97 për qind e shitjeve janë realizuar brenda vendit, sipas të dhënave të raporteve financiare.

Sipas një legjende, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe e përdornin këtë pije për ta humbur vetëdijen para se t’i nënshtroheshin operacioneve, thotë Hao Hong nga BOCOM International, organ i sigurisë në Bankën Kineze të Komunikimeve.

“Është një rrëfim që qarkullon se ata (ushtarët) nuk kishin anestezion, prandaj detyroheshin ta përdornin likerin Moutai si ilaç për të mos i ndier dhimbjet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat