Shpërthen vullkani, gjithçka mbulohet nga hiri

Azia

Shpërthen vullkani, gjithçka mbulohet nga hiri

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:47
Hiri i vullkanit

Në malin Semeru në Indonezisë ka shpërthyer një vullkan. Hiri i vullkanit është përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe ka mbuluar gjithçka.

Sipas mediave ndërkombëtare reja e shkaktuar nga hiri vullkanik ka arritur deri në 5.6 kilometra nga vendi ku shpërtheu.

Deri tani nuk ka asnjë urdhër evakuimi nuk është raportuar për viktima. Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive paralajmëroi banorët që jetojnë në shpatet e malit se tashmë vullkani është aktivizuar dhe mund të shkaktojë probleme në të ardhmen.

Banorëve në afërsi të vatrës së vullkanit u është këshilluar që të kenë kujdes. Vullkani në malin Semeru shpërtheu rreth orës 17:24 me orën lokale.

Indonezia është në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit ku pllakat tektonike përplasen, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete. Semeru është një nga malet më të larta dhe prej kohësh ka pasur aktivitet vullanit.

Image
Hiri i vullkanit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat